Fakulteti i Shkencave Kompjuterike arrin marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Webswiss”

23 Tetor 2019

Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, tashmë do të kenë mundësi të kryejnë punën praktike profesionale dhe në bazë të performancës së tyre edhe të punësohen në organizatën “Webswiss”.

Kjo, pasi këto dy institucione sot nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në sferat që ndihmojnë njëra tjetrën. Kjo marrëveshje e bashkëpunimit e cila ka për qëllim realizimin e punës praktike si dhe punësimit të studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB në “Webswiss”, u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, prof. ass.dr Jusuf Qarkaxhija dhe Drejtori Menaxhues i “Webswiss”, Ukë Nitaj.

Dekani Qarkaxhija falënderoi drejtorin Nitaj për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim me Kolegjin AAB, ku 20 studentët e parë pritet që së shpejti të fillojnë punën praktike në “Webswiss”, duke thënë se AAB do të angazhohet me të gjitha kapacitetet që ka, që kjo marrëveshje bashkëpunimi të gjejë implementim sa më të suksesshëm.   

 

Share: