Fakulteti i Shkencave Kompjuterike mban Konferencën e Dytë Shkencore Studentore

2 Qershor 2023
The Faculty of Computer Sciences holds the Second Student Scientific Conference

E titulluar “Digjitalizimi 4.0” sot është mbajtur konferenca e dytë shkencore studentore për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB. Kjo konferencë ka sjellur punimet e studentëve të lidhura me zhvillimet e fundit teknologjike, idetë e tyre innovative dhe metodat që lehtësojnë komunikimin në botën e teknologjisë.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, Jusuf Qarkaxhija, hapi konferencën duke thënë se organizimet e tilla janë shtylla dhe komponenti kryesor në një institucion arsimor. Ai iu uroi suksese të mëtejme studentëve duke i inkurajuar që të marrin pjesë në mënyrë aktive për të prezantuar punën dhe angazhimin e tyre. Në fund të konferencës për studentët u ndanë certifikata pjesëmarrjeje.

Share: