Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB prezanton projekte inovative të realizuara nga studentët

31 Maj 2022

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Kolegjit AAB vazhdon të kontribuojë në angazhimin e studentëve të këtij fakulteti edhe në realizimin e projekteve profesionale, krahas pjesës akademike të studimeve brenda kolegjit. Studentët e këtij fakulteti kanë bërë prezantimin e projekteve në kuadër të lëndës “Sensorët dhe Interfejset”. Projektet e realizuara përfshijnë fusha të ndryshme të aplikimit, që nga aplikimet nga jeta e përditshme deri te energjia e ripërtëritshme.

Profesori i lëndës, Shkëlqim Miftari, duke vlerësuar projektet e studentëve, njoftoi se disa nga këto projekte janë: paneli solar, centrali elektrik i erës, shporta e menqur, kontrollimi i pajisjeve të ndryshme nga distanca, robotët e pastrimit, etj. Arduino, Rasperry PI, kontrollere dhe module të tjera elektrike dhe mekanike janë disa prej pajisjeve përmes të cilave janë realizuar projektet e studentëve, duke gjendur zbatim në Smart Home dhe në industri.

Këto projekte janë të dobishme për studentët në karrierën e tyre dhe i ndihmojnë ata në zhvillimin e cilësive të ndryshme për të ardhmen.

Share: