Fakulteti i Shkencave Sociale fillon bashkëpunimin me kordinatorët e projektit për edukim “APPEAR”

28 Dhjetor 2021

Stafi i Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, me në krye koordinatorin e projektit “APPEAR”, prof. Arif Shala dhe realizuan takimin e parë virtual, njoftues me udhëheqësit e këtij projekti prof. Filiz Keser Aschenberger dhe prof. Monika Kil.

Projekti i Kolegjit AAB në partneritet me Danube Universty Krems Austri është përzgjedhur në thirrjen APPEAR (Austrian Partnership Program in Higher Education and Research for Development) projekt ky që financohet nga Agjencioni Austriak për Zhvillim.

Projekti ka për qëllim që të përmirësoj kualitetin e edukimit parashkollor në Kosovë duke e bërë atë më kualitativ, koheziv dhe gjithpërfshirës.

Gjatë projektit poashtu do të themelohet “Qendra e të Mësuarit” gjatë gjithë jetës që do të jetë një qendër komunitare që do të ofroj shërbime për edukatoret në Kosovë dhe do të përqëndrohet në hulumtime empirike për të përmirësuar sistemin e edukimit parashkollor në vend.

Share: