Fakulteti i Shkencave Sociale organizon trajnim për format e bashkëpunimit dhe partneritetit mes edukatorëve dhe familjes

20 Dhjetor 2024

Fakulteti i Shkencave Sociale në Kolegjin AAB ka organizuar një trajnim të dedikuar për format e bashkëpunimit dhe partneritetit mes edukatorëve dhe familjes. Ky trajnim udhëhiqej nga profesoresha Diana Qarkaxhija në bashkëpunim me dekanen Saranda Shatri, ndërsa kishte për qëllim theksimin e rolit vendimtar të koordinimit mes dy palëve në ndihmë të zhvillimit të fëmijëve në të gjitha aspektet.

Në trajnim morën pjesë përfaqësues të institucioneve parashkollore partnere, përfshirë drejtues, edukatorë dhe stafin mbështetës. Të gjithë pjesëmarrësit kontribuan me diskutime konstruktive dhe ndanë përvojat arsimore, me fokus fuqizimin e lidhjeve mes komunitetit arsimor dhe familjeve.

Share: