Fakulteti i Shkencave Sociale të Kolegjit AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me “Balkan Sunflowers Kosova”

15 Dhjetor 2022

Në mënyrë që studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, ta kenë mundësinë të zhvillojnë punë praktike është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me organizatën joqeveritare “Balkan Sunflowers Kosova”. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, Prof. Ass. Dr. Hysen Kasumi dhe drejtorit të OJQ-së, Muhamet Arifi.

“Balkan Sunflowers Kosova”, iu ofron studentëve të Kolegjit AAB të kryejnë punë praktike dhe vullnetare në të gjitha ambientet e OJQ-së.

Të dy palët shprehën dëshirën dhe vullnetin për bashkëpunim edhe në të ardhmen, në sfera që do ndihmonin të ardhmen e studentëve të Kolegjit AAB.

Share: