Fakulteti i Infermierisë i Kolegjit AAB ftohet të marrë pjesë në Takimin e Menaxhmentit Të Rrjetit Evropian të Moduleve të Infermierisë

26 Dhjetor 2017

Fakulteti i Infermerisë i Kolegjit AAB, është ftuar të marrë pjesë në Takimin Vjetor të Menaxhmentit të Rrjetit Evropian të Moduleve në Infermieri, që do të mbahet në Bern të Zvicrës, në prill të vitit 2018.
Fakulteti i Infermierisë i Kolegjit AAB, është anëtar vëzhgues i këtij Rrjeti, ndërsa në takimin e radhës të Menaxhmentit të Rrjetit (ENM) pritet të ndryshohet statusi si anëtar me të drejta të plota dhe të barabarta.
Takimi i radhës do të mbahet në bashkëpunim me Berner Bildungszentrum Pflege.
Fakulteti i Infermerisë i Kolegjit AAB, tashmë është anëtarësuar në disa rrjete të rëndësishme evropiane të profesionistëve të kësaj fushe, ndërsa ka arritur marrëveshje edhe me shumë institucione nga Gjermania, Anglia e Sllovenia.
Në kuadër të punës praktike, së shpejti pritet të fillojnë edhe shkëmbimet e studentëve me këto institucione, ndërkohë që po punohet intensivisht edhe për përgatitjen e studentëve për tregun evropian të punës.

Share: