Fakulteti Juridik ndau mirënjohje për studentët e dalluar

25 Maj 2016

Me rastin e përfundimit dhe suksesin e treguar gjatë vitit akademik 2015/ 2016, sot, në një ceremoni solemne, Dekanati dhe stafi akademik i Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB ndanë mirënjohje për studentët e dalluar të këtij fakulteti.

Propozuar nga stafi akademik dhe Dekanati i këtij fakulteti, mirënjohje iu ndanë 38 studentëve, në tri kategori, për të dy nivelet e studimit BA dhe MA: “Student i Artë”, “Student i Dalluar” dhe “Student i Angazhuar”.

Gjatë ndarjes së çmimeve, studentët i përshëndetën prorektori për Çështje Mësimore, prof. dr. Shemsedin Vehapi, dekani i Fakulteti Juridik, prof. dr. Muhamet Kelmendi dhe prodekani Fatmir Qollakaj, duke ju uruar studentëve suksese edhe më të mëdha.

Çmimin“Student i Artë”, e ndau prorektori Shemsendin Vehapi, ndërsa fituesit janë: Ilir Shaqiri, Liridona Krasniqi, Angella Ibishaj, Blerim Dedinca, Mrijeta Deda, Naser Sadriu, Veton Kashtanjeva, Marjana Nikolla, Egzon Doli, Valentina Lleshdedaj dhe Mustafë Bejiqi.

Çmimin “Student i Dalluar” e ka ndarë dekani Muhamet Kelmendi, kurse fituesit janë: Granit Kelmendi, Isak Ilazi, Emrolina Gashi, Arjeta Adoviq, Visar Agushi, Mirlinda Jashari- Hashani, Petrit Jashari, Besmir Ilazi, Elife Krasniqi, Shqiponja Deda, Marijeta Nikolla, Kristina Gjini, Fabijana Lucija dhe Intezan Salihu.

Kurse çmimin “Student i Angazhuar” e ka ndarë prodekani Fatmir Collakaj, ndërsa fituesit janë; Bledar Berisha, Valentin Krasniqi, Myrvete Tullari, Violeta Salihu, Arianita Gjinaj, Burim Behluli, Fadil Koca, Arxhend Ramadani, Arbenita Mehmeti, Medina Ahma, Marigona Deda, Fatmir Krasniqi dhe Arbenita Bislimi.

Të gjithë studentët fitues të çmimeve të përmendura e falënderuan Kolegjin AAB, që u ka dhënë mundësinë dhe kushtet nga më të mirat për të studiuar.

“Është privilegj për mua të jem njëri prej studentëve të dalluar të Fakulteti Juridik të Kolegjit më të madhe në vend dhe rajon”, ka thënë studenti Valentin Krasniqi, me rastin e marrjes së çmimit“Student i Angazhuar”.  

Share: