Fakulteti i Radiologjisë së shpejti marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Salzburgut

13 Shkurt 2018

Në vazhdën e ndërkombëtarizimit të programeve studimore të Kolegjit AAB, dekani i Fakultetit të Radiologjisë, prof. Bujar Gjikolli, është takuar me koordinatorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Salzburgut të Austrisë, z. Florian Szigerti, me të cilin bisedoi për gjetjen e formave të bashkëpunimit me Fakultetin e Radiologjisë në kuadër të këtij universiteti.

“Biseduam për mobilitet të studentëve dhe ligjëruesve, mundësinë e organizimit të simpoziumeve profesionale të përbashkëta dhe shkëmbimin e literaturës profesionale për studentë”, tha dekani Gjikolli.

Po ashtu, Gjikolli tha se janë dakorduar që ekziston hapësirë për të kontribuar në ngritjen e kapaciteteve dhe të kualitetit të studimeve jo vetëm në këtë fushë por edhe për ngritjen e vetëdijes së popullatës e të punëtorëve të tjerë shëndetësorë mbi mbrojtjen nga rrezatimi.

Ndërsa, z. Szigerti, përveç që shprehu gatishmëri për bashkëpunim ndërinstitucional, ai premtoi se në një të ardhme të afërt do ta vizitojë Kolegjin AAB dhe në përgjithësi Kosovën.

Share: