Filloi trajnimi dyditor për infermierët e Kosovës nga ekspertët gjermanë në AAB

27 Maj 2019

Fakulteti i Infermierisë i Kolegjit AAB në bashkëpunim me kompaninë gjermane “Ergo Group” sot kanë filluar trajnimin dyditor i cili ka për qëllim të trajnojë infermierët nga Kosova nga ekspertët gjermanë të kësaj kompanie, Elke Brüggemann dhe Benjamin Schaffrinna.

Në trajnim po marrin pjesë infermierë e kryeinfermierë nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Caritas Kosova, Qendra e Shëndetit Mendor, e infermierë të tjerë nga qendra të shëndetit nga Gjilani, Prizreni, Ferizaj, etj..

Dekani i Fakultetit të Infermierisë, prof.dr. Idriz Sopjani tha se këto mundësi të ofruara nga Fakulteti i Infermierisë në Kolegjin AAB janë tejet të rëndësishme për profesionin e infermierit në Kosovë. Ai gjithashtu tha se shpreson që infermierët e Kosovës gjatë kësaj periudhe do të sjellin eksperiencat e tyre dhe do të bashkëbisedojnë në mënyrë direkte me ekspertët nga Gjermania.

Në anën tjetër, përfaqësuesja e “Ergo Group” Elke Brüggemann, falënderoi Kolegjin AAB për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për mundësitë e jashtëzakonshme të krijuara, që nga nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit, marrëveshje kjo e cila ka për qëllim të mbledhë studentë e infermierë punonjës në një vend për të diskutuar dhe ndarë përvojat e tyre.

Trajnimi ka filluar sot në orët e mëngjesit dhe do të vazhdojë edhe në ditën e nesërme në hapësirat e Kolegjit AAB.

Share: