Fillon Java e Frankofonisë, Kolegji AAB dhe Ambasada e Francës bashkëpunëtore

15 Mars 2022

Ambasada e Francës dhe Kolegji AAB janë bërë bashkë për organizimin e Javës së Frankofonisë. Në ceremoninë e hapjes ishte e pranishme Prorektorja Venera Llunji dhe personalitete të tjera ndërkombëtare dhe vendore përfshirë ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly, ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, ambasadori i Kanadasë për Kosovë në Kroaci, Sh.T Alan Bowman, shefi i ri Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, z. Julien Sassel, Ministri i Kulturës, z. Hajrulla Çeku e të tjerë.

Kjo ngjarje shënon edicionin e 22-të të saj, ku do të sjell program të pasur kulturor artistik që përfshin aktivitete të shumta në fushën e artit, kulturës, sportit, trashëgimisë, inxhinierisë, njohurive mbi BE-në, dhe tema të tjera mbi aktualitetin.

Share: