Fillon kampanja për dhurimin e librit për Bibliotekën AAB

7 Tetor 2020

Biblioteka Universitare e Kolegjit AAB, fton të gjithë studentët, mësimdhënësit dhe lexuesit tjerë të bëhen pjesë e kampanjës:
“NJË LIBËR MË SHUMË PËR BIBLIOTEKËN TIME NË AAB”, duke ndarë librat e preferuar me të tjerët.
Nuk ka rëndësi gjuha, zhanri apo letra – libri yt i dhuruar do të ketë vendin e merituar në Bibliotekën tonë.

Librat mund t’ i dhuroni çdo ditë pune në ambientet e Bibliotekës në kampuset e AAB-së, në Prishtinë, Ferizaj e Gjakovë.
Ju falënderojmë paraprakisht!

Share: