Fillon paraqitja e provimeve për afatin e provimeve të Qershorit 2019/20

18 Maj 2020

Të dashur studentë,
Ju informojmë se duke filluar nga sot, 18.05 – 11.06.2020 do të mund të bëni paraqitjen e provimeve për afatin e Qershorit.
Duke vazhduar të respektojmë masat për mbrojtje nga pandemia COVID-19, paraqitja duhet të bëhet vetëm online!
Provimet do të mbahen nga data 12.06 – 02.07.2020, ndërsa për formën e mbajtjes së provimeve do të njoftoheni në një njoftim tjetër, varësisht nga zhvillimet në lehtësimin e masave parandaluese të pandemisë që do të ndërmerren nga Qeveria e Kosovës.

Ju urojmë shëndet dhe suksese!

Share: