Flamur Thaqi, student i Kolegjit AAB dhe producent i suksesshëm

Flamuri, si një numër i madh i studentëve të AAB-së ka zgjedhur të studioj në Fakultetin e Komunikimit Masiv në drejtimin e Produksionit, sepse sipas tij stafi akademik i këtij Fakulteti kanë numëruar suksese të shumta dhe se këto suksese dhe përvoja nuk kanë ngurruar asnjëherë që t’i ndajnë me studentët.

Ai tregon se ka qenë i motivuar edhe nga shoqëria e tij që dikur ishin pjesë e Kolegjit AAB. Ndërsa, thotë se që nga fillimi i studimeve ka fituar njohuri të shumta për drejtimin që ka zgjedhur dhe se i praktikon ato tash e një kohë si producent në kompaninë “PROMOKS”. Flamuri gjithashtu është edhe bashkëthemelues i studios “Flamur Thaqi Videography”, e cila merret me xhirimin e filmave, reklamave, etj…

Ai ka inkurajuar studentët e rinj dhe ata që synojnë të jenë producent të suksesshëm në të ardhmen të behën pjesë e Kolegjit AAB, sepse siç tha ai “Kolegji AAB është vendi, ku personali dhe stafi i mësimdhënësve të motivojnë për të vazhduar tutje dhe për t’i ndjekur qëllimet e tua profesionale”.

 

 

 

 

 

 

 

INSTITUTI AAB
APLIKO