Fotografimi i Absolventëve 2020/21

19 Mars 2021

Të dashur studentë absolventë,

ju njoftojmë se nga data 22 mars do të fillojë fotografimi i studentëve absolventë, për panon e gjeneratës.

Fotografimi do të realizohet sipas këtij orari: – Studentët e Kampusit të Prishtinës: 22 mars – 01 qershor 2021 (fotografimi bëhet në lokalet e Studio “Kabashi”);

– Studentët e Kampusit të Ferizajt: 29, 30 dhe 31 mars 2021, nga ora 10:00-17:00 (fotografimi bëhet në lokalet e Kampusit të Kolegjit AAB në Ferizaj); – Studentët e Kampusit të Gjakovës: 01 dhe 02 prill 2021, nga ora 10:00-17:00 (fotografimi bëhet në lokalet e Kampusit të Kolegjit AAB në Gjakovë)

Mos harroni:
Përfundimi i studimeve nuk është fundi, është vetëm fillimi!

Share: