Ftesë për aplikim në shkollën verore të organizuar nga Masaryk University – Çeki

24 Shkurt 2023
Invitation to apply to the summer school organized by Masaryk University - Czech Republic

Ftohen studentët e Kolegjit AAB të aplikojnë në shkollën verore “Birth and Death of Democracy?” të organizuar nga Masaryk University, Brno, Republika Çeke.

Kjo shkollë do filloj nga data 18.06.2023 – 09.07.2023 ndërsa kriteret për aplikim janë si vijon:

1. Të jeni student aktiv i Fakultetit Juridik, Administratës Publike, apo Komunikimit Masiv

2. Student i nivelit Bachelor apo Master

3. Të keni njohuri të gjuhës angleze (B1-C2)

Afati i fundit për aplikim është deri në datën 27.02.2023; ora 23:59.

Linku për aplikim: https://forms.gle/m7xaHN4BdLPhsqbX7

Më shumë rreth programit: https://summeratmasaryk.cz/birth-and-death-of-democracy

DETAJE TË RËNDËSISHME: Masaryk University mbulon tarifën e pjesëmarrjes prej 2300 eurosh për studentët e Kolegjit AAB, financim ky që mbulon tariat e shkollimit një program të shkëlqyer kulturor dhe social ditor si në Brno, ashtu edhe në tre ekskursione 3-ditore në dy vende të tjera evropiane, dhe akomodimin e tyre në Brno por edhe gjatë udhëtimeve.

Studentët do të jenë përgjegjës për të vetë-financuar vaktet e tyre ushqimore gjatë programit dhe për udhëtimin nga Kosova në Brno dhe anasjelltas.

Ju lutemi vini re se Zyra Ndërkombëtare e Kolegjit AAB mund të nominoj vetëm tre studentë, por administrata e Universitetit Masaryk do të marrë vendimin përfundimtar për pranimin e tre kandidatëve apo vetëm njërit prej tyre.

Share: