Fulbright Foreign Students (Programi Master) hap thirrjen për aplikim për vitin akademik 2025-2026

26 Prill 2024

Është hapur thirrja për aplikim nga Fulbright Foreign Students (Programi Master) për vitin akademik 2025-2026, si program i përbashkët i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Qeverisë së Kosovës.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e diplomuar në nivelin bachelor (alumni), ndërsa afati i fundit për aplikim është 31 maj 2024 përmes këtij linku: https://apply.iie.org/ffsp2025

Fulbright Foreign Student Program (Programi Master) sjell qytetarët e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vazhduar studimet master në universitetetet e SHBA-ve. Ky program ka sjellur disa nga mendjet më të ndritura të botës nëpër kampuset e SHBA-ve dhe u ofron pjesmarrësve njohuri mbi shoqërinë dhe vlerat e SHBA-ve.

Shumë nga bursistët e programit Fulbright janë profesionistë në fillet e karierës të cilët kthehen në vendet e tyre dhe marrin pozita udhëheqëse, shpesh për të punuar në sektorin publik përfshirë qeverinë apo universitetet.  

Për më shumë informata mbi programin, ju lutem vizitoni: Fulbright Foreign Student Program (Master’s Degree) – U.S. Embassy in Kosovo (usembassy.gov)

Share: