Në kuadër të konferencës “Future Makers: Girls in ICT 2026”, e organizuar në Kolegjin AAB, u zhvillua një diskutim i veçantë me temë “AI for Development: Girls Shaping the Digital Future”.
Ky panel u moderua nga Teuta Sahatqija dhe mblodhi profesionistë dhe ekspertë të fushës së teknologjisë dhe inovacionit, përfshirë dekanin e Fakultetit Arben Ahmeti, prof. Lauresha Ramadani, Abetare Gojani, Ana Sopi dhe Gentiana Alija.
Gjatë panelit, diskutimet u fokusuan në rëndësinë e edukimit në teknologji, sfidat me të cilat përballen vajzat në këtë sektor, si dhe mundësitë që ofron Inteligjenca Artificiale për zhvillim dhe inovacion. Panelistët theksuan nevojën për më shumë mbështetje institucionale dhe përfshirje aktive të vajzave në fushat teknologjike.
Në vazhdim u zhvillua paneli i dytë me temë “Student Journeys & Success Stories in ICT”, i cili solli në fokus rrugëtimin dhe sukseset e vajzave të reja në fushën e teknologjisë, duke ndarë përvojat e tyre nga studimet deri te angazhimi në projekte reale në industri.
Pjesë e këtij diskutimi ishin Alba Mustafa, Julie Busnel, Vesa Morina, Olta Rexhepi, Edona Mulaj, Lora Vega, Beihana Isufi dhe Rejana Isufi.
Gjatë panelit, ato ndanë sfidat me të cilat janë përballur gjatë rrugëtimit të tyre, sukseset e arritura si dhe ambiciet për të ardhmen në sektorin e teknologjisë.
Konferenca u përmbyll me mesazhe inkurajuese për rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në sektorin e teknologjisë dhe mbështetjen e tyre në rrugëtimin profesional.


