Qendra e Karrierës dhe GIZ DIMAK mbajtën trajnimin e radhës, “Përgatitje për tregun e punës”, për studentët e Fakultetit Juridik, Ekonomik dhe Shkenca Sociale të Kolegjit AAB në Gjakovë. Trajnuesja Kaltrina Fejzullahu nga GIZ DIMAK foli për temat: Si të shkruajmë CV, letrën motivuese dhe si të përgatitemi për një intervistë me punëdhënësin. Studentët pjesëmarrës poashtu patën mundësi që të realizojnë edhe intervista të simuluara, ndërsa analizuan shembuj të CV apo letrave motivuese.
Studentët u shprehën se organizime te tilla janë shumë të nevojshme për përgatitjen e tyre profesionale.