Gjenerata e parë e studentëve të Stomatologjisë dhe të Radiologjisë në Kolegjin AAB, të lumtur dhe krenarë me përzgjedhjen e tyre

25 Tetor 2017

Viti i ri akademik në Kolegjin AAB ka nisur edhe me dy programe të reja nga fusha mjekësore: Stomatologji dhe Radiologji.

Në ambiente të reja pune, me infrastrukturë dhe laboratore të pajisura me teknologjinë e fundit profesionale, studentët e këtyre drejtimeve kanë nisur vitin akademik në një pritje të organizuar nga dekanatet e fakulteteve përkatëse si dhe nga stafi tjetër akademik, ku u njoftuan më gjerësisht për rregullat dhe detyrat që i pret ata gjatë viteve të studimit.

Dekani i Fakultetit të Stomatologjisë, Astrit Kuçi, përveç që iu uroi studime cilësore tha se “ju studentë të duhet ta ndjeni veten të privilegjuar sepse do të studioni në institucionin më të madh jopublik dhe më cilësorin në rajon”.

Studentëve të rinj mirëseardhje u dëshiroi edhe dekani i Fakultetit të Radiologjisë, Bujar Gjikolli, duke i porositur ata të punojnë shumë, që të kenë një të ardhme të ndritshme.

Të gjithë studentët e pranishëm, të lumtur dhe krenarë me përzgjedhjen e tyre, u shprehën me bindje se primare për ta do të jenë studimet dhe puna hulumtuese, që në të ardhmen të korrin suksese në profesionet e tyre.

Share: