Hana Kastrati zgjedhet kryesuese e Klubit të Ekonomistëve të rinj të AAB-së

13 Dhjetor 2018

Komisioni i përbërë nga profesorë dhe studentë të Fakultetit Ekonomik, kanë përzgjedhur studenten Hana Katrati si kryesuese të Klubit të Ekonomistëve të rinj për vitin akademik 2018/19.

Me këtë rast, Adelina Gashi nga Fakulteti Ekonomik, falënderoi studentët për angazhimin e tyre. Ajo gjithashtu theksoi se bashkëpunimi që ky klub do të ketë me studentët e tjerë do t’ i ndihmojë atyre në organizimin  dhe mbështetjen e aktiviteve që do të pasojnë nga Fakulteti Ekonomik.

Ndërsa, kryesueja e re e këtij e klubit, Hana Kastrati, falënderoi të gjithë profesorët dhe kandidatët për besimin e dhënë. Ajo gjithashtu shtoi se tash e tutje do të realizohen të gjitha objektivat e Klubit të Ekonomistëve të rinj.

Klubi i Ekonomistëve të Rinj është themeluar në vitin 2016 në kuadër të Fakultetit Ekonomik. Qëllimi i themelimit të këtij klubi është organizimi i aktiviteteve të ndryshme ekonomike dhe sociale që ndihmojnë studentët për përgatitje profesionale për tregun e punës.  

Share: