Hapet ekspozita kolektive tradicionale e studentëve të AAB-së

19 Maj 2015

Me rastin e manifestimit më të madh universitar në Kosovë, “Ditët e AAB-së 2015”,   të martën , më 19 maj 2015, në orën 11:00, në hollin e objektit I, të Institucionit të Arsimit Universitar AAB, në Prishtinë, do të hapet ekspozita kolektive tradicionale e studentëve të këtij universiteti.

Me këtë rast do të ekspozohen punime të shumta të studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Arteve të Kolegjit AAB.

Të pranishëm me rastin e hapjes së kësaj ekspozite do të jenë, edhe përfaqësues të institucioneve të vendit, studentë dhe profesorë vendorë e ndërkombëtarë, përfaqësues të universiteteve partnere të AAB, etj.

Share: