Hapet ekspozita kolektive tradicionale e studentëve të Kolegjit AAB

19 Maj 2017

Të shtunën, më 20 maj 2017, në orën 12:00, në hollin e Galerisë Mehmet Pasha “Hamam” në Prizren, do të hapet ekspozita kolektive tradicionale e studentëve të Fakultetit të Arteve, dega Pikturë dhe Arte vizuale, të Kolegjit AAB.

Të pranishëm me rastin e hapjes së kësaj ekspozite do të jenë, përveç menaxhmentit të Kolegjit AAB, edhe përfaqësues të institucioneve të vendit, studentë dhe profesorë vendorë e ndërkombëtarë, përfaqësues të universiteteve partnere të AAB etj.

Ekspozita është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Ju mirëpresim!

Share: