Hapet konferenca shkencore ndërkombëtare e organizuar nga Kolegji AAB, me titull “Siguria, paqjadhe zhvillimi i qëndrueshëm në botën e trazuar”

13 Shtator 2024

Sot në Kolegjin AAB ka nisur punimet konferenca shkencore ndërkombëtare, e organizuar nga Fakulteti i Administratës Publike, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti Ekonomik.
Kjo konferencë u organizua në bashkëpunim me Universitetin e Evropes Juglindore të Maqedonisë së
Veriut dhe Universitetin “Ismail Qemali të Vlorës”, e titulluar “Siguria, paqja dhe zhvillimi i qëndrueshëm
në botën e trazuar”.
Në hapjen e saj prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji, në rolin e moderatores tha se zhvillimi i
konferencës në AAB synon të jetë i dobishëm për të bërë bashkë studiuesit dhe për të dëgjuar nga ta
pengesat me të cilat përballet Ballkani Perëndimor.
“Të gjendur në rajonin nevralgjik të kontinentit të Evropës, në botën e trazuar me agresionin rus në
Ukrainë, Kosova, vendi i organizimit të kësaj konference e kufizuar me Serbinë një aleat i ngushtë me
Rusinë agresore, ne studiuesit në Kolegjin AAB menduam se do ishte mjaft e dobishme që të bënim
bashkë studiuesit e jo politikanët, për të dëgjuar prej studiuesve pasojat në siguri, në ekonomi, por edhe
rreziqet si dhe zgjidhjet për çështje ende të hapura që e rëndojnë Ballkanin Perëndimor”, tha Llunji.
Ndërsa rektori i Kolegjit AAB Blerim Olluri theksoi rëndësinë dhe hapësirën e dedikuar për këtë lloj
konferencash në institucion.
“Kolegji AAB tashmë është shndërruar një qendër e forumeve shkencore ndërkombëtare.
Ndërkombëtarizimi dhe rrjetëzimi janë gjithashtu fusha kyçe ku ne kemi zhvilluar lidhje të rëndësishme
evropiane. Konferenca si kjo e sotmja, me shtrirje globale, mbahen dy herë në vit. Ne promovojmë
kulturën e shkencës së hapur dhe aksesit të hapur, prandaj konferenca e sotme është pa pagesë për të
gjithë pjesëmarrësit”, shtoi Olluri.
Dekani i Fakultetit të Administratës Publike Vrullim Buja, në emër të organizatorëve falënderoi
pjesëmarrësit, partnerët dhe folësin kryesor, duke përmendur se pjesëmarrësit në konferencë janë nga
universitetet si: an Francisco State University, University of California, John Hopkins University, L’Ecole
Normale Supérieure de Bouzaréah, University of Szeged, Kerala University, Texas Ëoman’s University,
Universiteti i Sarajevës, i Tiranës, Durrësit, i Evropës Juglindore, Kolegji AAB etj.  
Folësi kryesor në këtë konferencë ishte profesori i njohur i politikës së jashtme Edward Joseph, nga
Universiteti John Hopkins i Uashingtonit. Ai duke ndarë përvojën e tij të bujshme si pjesëmarrës në
misione të shumta për zgjidhje konfliktesh si Kosovë, Bosnjë, Maqedoni, Afganistan, Pakistan, Irak, Haiti
etj. theksoi rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor dhe se si duhet t’iu qasemi sfidave të përditshme me të
cilat përballen shtetet.
Ndër të tjera profesori Joseph përmendi shqetësimet për konflikte mes shteteve të mëdha të botës, me
pasojat që ato mund të përcjellin tek shtetet tjera, si ato të Ballkanit Perëndimor.
Në konferencë do marrin pjesë 102 autorë nga 26 universitete të botës, të cilët do prezantojnë 75
hulumtime të ndarë në 11 panele.

Share: