Hapet Panairi i Edukimit – Kolegji AAB sjell risi të shumta atraktive për vizitorët

16 Prill 2024
The Education Fair opens - AAB College brings many attractive innovations for visitors

Sot në sallën “1 Tetori” në Prishtinë është hapur zyrtarisht Panairi i Edukimit, ku për dy ditë me radhë (16 dhe 17 prill) Kolegji AAB merr pjesë duke sjellur dhjetëra risi për të gjithë të pranishmit.

Këtë edicion të panairit Kolegji AAB zgjoi interesim të madh te vizitorët duke ndarë me ta ide inovative, informacione dhe të rejat e fundit rreth institucionit.

Rulota që ofronte zbritje për maturantët në programet e shumta të studimeve, televizioni që mundësonte paraqitjen e improvizuar, kuizi që orientonte ata për karrierë dhe fushë studimesh, syzet të cilat ndajnë pamje të kampusit brenda dhe jashtë në mënyrë virtuale ishin vetëm disa prej risive që u ndanë me vizitorët.

Ndër të tjera pati edhe interesim të jashtëzakonshëm për programet e studimeve që janë në Kolegjin AAB, për të cilat u informuan përmes broshurave dhe stafit.

Kolegji AAB tradicionalisht merr pjesë në Panairin e Edukimit si një nga të ftuarit më të kërkuar ndër vite.

Ne ju mirëpresim edhe nesër në ditën e dytë të panairit, sërish në sallën “1 Tetori”.

Share: