Hapet thirrja për aplikim në programin Hubert Humphrey Fellowship

9 Maj 2020

Të nderuar,

Ambasada Amerikane në Kosovë, njofton se është hapur thirrja për aplikim në programin The Hubert H. Humphrey Fellowship Program.

Programi i Bursave Hubert H. Humphrey është një program Fulbright që i dedikohet profesionistëve të suksesshëm me potencial të dëshmuar udhëheqës të cilët dërgohen në Shtetet e Bashkuara për një vit ku mund të ndjekin kurse dhe aktivitete të zhvillimit profesional.

Fushat në të cilat ofrohen kurset e këtij programi janë: Zhvillimi i qëndrueshëm, Ndërtimi i institucioneve demokratike, Edukimi, dhe Shëndeti Publik.

Afati i fundit për aplikim është 1 korrik 2020.

Për më shumë informata, për kushtet dhe kriteret e aplimimit, ju lutemi vizitoni faqen: http://www.humphreyfellowship.org/.

Share: