Revista shkencore Thesis shpall thirrjen për publikim artikujsh 

19 Shkurt 2019

Revista kërkimore ndërkombëtare, Thesis, ka shpallur thirrjen për publikimin e artikujve për edicionin e qershorit të vitit 2019. 
Thesis është revistë shkencore ndërkombëtare me recension të dyfishtë anonim, të cilën e boton Kolegji AAB me seli në Prishtinë. Revista paraqet një forum ndërkombëtar për studime empirike, kualitative, kritike e interpretuese, empirike për çështje të ndryshme, e kryesisht nga shkencat sociale dhe humanitetet: ekonomi, drejtësi, gjuhësi, komunikime dhe studime mediatike, kërkime nga fusha e pedagogjisë, arsimit, shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare.  

Revista mirëpret artikuj originalë të cilësisë së lartë nga qasje të ndryshme teorike e metodologjike dhe është e hapur gjithashtu për artikuj interpretues e kritikë si dhe recensione monografish. Gjatësia e punimeve duhet të jetë ndërmjet 4-7 mijë fjalë, përfshirë referencat, shtojcën apo shënime të tjera. 

Dërgimi i artikujve shkencorë 
Punimet e plota duhet të dërgohen në formë elektronike (në word doc) në emailin [email protected] Artikujt duhet të jenë të shkruara në përputhje me qëllimet dhe synimet e revistës https://thesis-journal.net/aims-and-scope/ si dhe udhëzimet e revitës për autorët https://thesis-journal.net/instructions-for-authors/ 

Politikat botuese
Thesis mbeshtet integritetin e të dhënave shkencore, duke inkurajuar autorët që t’u referohen standardeve ndërkombëtare për autorët, sic parashikon Komiteti për Etikën e Publikimit.
Artikujt duhet të jenë punë origjinale dhe nuk duhet të jenë në shqyrtim për t’u botuar në ndonjë revistë tjetër. Dorëshkrimet e dërguara mund t’i nënshtrohen kontrolleve për të zbuluar raste të plagjiaturës. 

Stili i citimit 
Revista përdor APA Style, edicioni 6. Luteni të mos përdorni fusnotë, ose shmangiuni sa më shumë përdorimit të endnote. 

Qasja tek artikujt 
Thesis është revistë akademike ndërdisiplinore ndërkombëtare e cila i kushtohet shkëmbimit të hapur të informacionit. Të gjithë artikujt e botuar online në revistë kanë qasje të hapur. Përdorimi komercial i artikujve të botuar apo i faqes së internetit të Thesis është rreptësisht i ndaluar. Thesis është e licencuar nga Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.

Recensioni  
Redaksia përdor recensionin e dyfishtë anonim që nënkupton se recensenti nuk e di se kush është autori dhe as autori nuk e di emrin e vlerësuesit të punimit të tij.  
Redaksia pranon artikuj në dy gjuhë, anglisht dhe shqip, ndërsa autorët joshqipfolës e dërgojnë punimit e tyre vetëm në gjuhën angleze.

Pagesa e botimit
Nuk ka tarifa ngarkuese për autorin në këtë revistë, në asnjë fazë të procesit të botimit.

Data të rëndësishme: 
Dërgimi i punimeve të plota: 20 mars, 2019
Botimi i Vëllimit 8, Nr. 1 2019: 30 qershor, 2019
Emaili për dërgimin e punimeve: [email protected]
Informacione të tjera për revistën: https://thesis-journal.net/
Indeksimi i revistës: https://thesis-journal.net/indexed/

 

Share: