Ish-studenti i AAB-së, fitues i Çmimit kryesor “Inovacioni i vitit” si zhvillues i platformës IBAS në kompaninë PBC

14 Qershor 2021

Në edicionin e 9-të të garës më të madhe shqiptare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit “ICT Awards”, e cila u mbajt në Tiranë më 11 qershor, platforma IBAS fitoi çmimin kryesor atë të “Inovacionit të vitit”.

Zhvillimin e kësaj platforme e ka bërë ish studenti i Kolegjit AAB, Yll Qarkaxhija , i cili tani është edhe ligjërues në Kolegjin AAB. Krahas kontributit të tij për gjeneratat e reja të studentëve në AAB, Ylli aktualisht është edhe menaxher në kompaninë PBC.

Me zhvillimin e platformës IBAS është synuar digjitalizimi i sistemit financiar në Kosovë, duke mundësuar që pagesat, transferet, kredi dhëniet e produktet tjera të kryhen online.

Share: