Isuf Hoxha, ekspert i tomografisë së kompjuterizuar mbajti ligjëratë për studentët e Radiologjisë

2 Maj 2019

Studimet në programin e Radiologjisë në Kolegjin AAB, përveç stafit të shkëlqyer akademik, infrastrukturës e laboratorëve me teknologjinë më moderne, janë të veçanta sepse ofrojnë edhe ligjërata tematike me profesorë e ekspertë vizitorë.

E tillë ishte edhe ligjërata me Dr. Isuf Hoxha nga Zvicra, ekspert i tomografisë së kompjuterizuar.

Studentët e Radiologjisë me kënaqësi dhe vëmendje kanë përcjellë ligjëratën interaktive të z. Hoxha, i cili përveç veprimtarisë së tij profesionale në Zvicër, vazhdon të ligjërojë në vende të ndryshme të Evropës.

Dekanati i Fakultetit të Radiologjisë në AAB, falënderoi z.Hoxha i cili iu përgjigj pozitivisht ftesës dhe ndau njohuritë dhe përvojat në fushën e tomografisë së kompjuterizuar, me studentët tanë.

Share: