Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Dardan Berisha, tashmë pjesë e Kolegjit AAB

18 Shtator 2018

Se Kolegji AAB është zgjedhja e parë për të gjithë ata që dëshirojnë studime cilësore dhe zhvillim profesional e akademik e dëshmon numri i madh i studentëve që shkollim e tyre e kanë besuar në institucionin lider në vend dhe rajon AAB.

Edhe për kapitenin e përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Dardan Berisha,  nuk mund të ishte ndryshe. Ai tashmë është pjesë e dhjetëra studentëve të fakultetit të Kulturës Fizike në AAB.

Për Dardanin, Kolegji AAB është vendi ideal për studime, gjithashtu edhe për ngritjet e tij profesionale si njëri ndër spotistët më të njohur në vend dhe rajon.

“Për mua Kolegji AAB gjithmonë ka qenë institucioni i parë që kam dashur të vazhdoj studimet. Infrastruktura këtu plotëson të gjitha kushtet e mundshme që një sportisti i duhen për avancim të mëtutjeshëm. Shpresoj që kjo periudhë e imja e studimeve në Kolegjin AAB të jetë po aq e suksesshme sa edhe puna ime në basketboll”, tha Dardani.

Të diplomuarit e Kolegjit AAB tashmë janë bërë emra eminentë në të gjitha fushat profesionale në Kosovë dhe jo vetëm, ndërsa kësaj liste pritet t’i shtohen edhe një numër i madh i studentëve që po regjistrohen vazhdishmisht në AAB.

 

Share: