Përmbledhje e sukseseve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB

14 Janar 2022

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB numëron shumë aktivitete të cilat ishin produktive në avancimin dhe promovimin e vlerave të këtij drejtimi për të gjithë studentët.

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike është plotësisht i fokusuar në ofrimin e mësimdhënies në forma moderne, praktike dhe konform zhvillimeve teknologjike botërore, ashtuqë nesër studentët tanë të jenë konkurrent në tregjet globale si individë apo si pjesë përbërëse të organizatave prestigjioze.

Më poshtë mund të gjeni disa prej sukseseve që e kanë karakterizuar këtë fakultet vitin e kaluar:

  1. Rangimi i studentëve në vendet e para me punime garuese si dhe punësimi i tyre në kompani vendore dhe ndërkombëtare.
  2. Trajnime të shumta falas: “OOP PËRMES GJUHËS PROGRAMUESE”.
  3. Organizimi i AAB Summer Project 2021 në bashkëpunim me Fakultetin e Psikologjisë dhe Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB.
  4. Workshope të ndryshme online: “Hartat ‘Equirectangular’”, “Topics in Algorithmic Graph Theory”.
  5. Ligjërata me ekspertë të huaj nga Norvegjia, SHBA me qëllim të ushtrimit të praktikave të ndryshme teknologjike.

Share: