Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës zhvillon panel diskutimi me studentët e Kolegjit AAB

14 Dhjetor 2023
The Council of Ambassadors of Kosovo holds a panel discussion with the students of the AAB College

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës ka mbajtur një panel diskutimi të fokusuar në opsionet dhe modelet që duhet të përdor diplomacia kosovare për të shënuar progres. Ky panel u moderua nga ish ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi, ndërsa përbëhej nga ambasadori gjerman në Kosovë Joern Rohde, ambasadori francez në Kosovë Olivier Guérot dhe kryetari i Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës, Avni Spahiu.

Panelistët ndanë përvojat e tyre si të angazhuar në diplomaci, ndërsa paraqitën rekomandime, këshilla dhe propozime që duhen ndjekur nga Kosova për të krijuar dhe ruajtur marrëdhëniet me shtetet e botës.

Përveç tyre fjalë rasti patën edhe disa nga anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës si ish ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Muhamet Hamiti, dhe ish ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Bernard Nikaj.

Gjatë këtij paneli diskutimesh është ndarë hapësirë e veçantë për pyetjet nga studentët e Kolegjit AAB, të cilat ndërlidheshin me tema të shumta si liberalizimin e vizave, rrugën drejt BE-së, hapat për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës etj.

Share: