Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, Fakulteti i Shkencave Shëndetësore në Kolegjin AAB organizoi një ligjëratë me temë “Bashkë pë shëndetin: Cilësia, Siguria dhe Gatishmëria e Sistemit Shëndetësor”, me të ftuar Prof. Ass. Luan Jaha – kirurg vaskular dhe profesor me përvojë të gjatë në mjekësi dhe arsim të lartë.
Gjatë ligjëratës, u trajtuan dimensionet kyçe të një sistemi shëndetësor funksional, duke u ndalur te tri shtylla themelore: qasja e barabartë në shërbime shëndetësore, cilësia e kujdesit ndaj pacientit dhe përballueshmëria financiare.
Prof. Jaha theksoi rëndësinë e ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm, i cili garanton kujdes shëndetësor të vazhdueshëm, si në situata emergjente ashtu edhe në nevojat e përditshme të qytetarëve.
Ky aktivitet u vlerësua si një kontribut i rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes për sfidat dhe prioritetet e sektorit të shëndetësisë, duke fuqizuar njëkohësisht rolin e studentëve dhe profesionistëve të ardhshëm në ndërtimin e një sistemi më efikas dhe të qëndrueshëm shëndetësor.


