Kolegji AAB bashkorganizator në konferencën ndërkombëtare “International Conference on Innovation in Business and Technology”

12 Prill 2022

ICIBT është një nga ngjarjet më të mëdha akademike kombëtare dhe rajonale që bashkon studime në teknologji, biznes dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Qëllimi kryesor i konferencës është të bashkojë ekspertët nga biznesi dhe sektori publik dhe komuniteti akademik në fushën e inovacionit, duke mundësuar prezantimin e praktikave të mira dhe shkëmbimin e njohurive dhe përvojave. Në fokus të konferencës është një nga sfidat më të rëndësishme zhvillimore të kohës sonë, e ajo është se si të adoptohen dhe zbatohen sa më mirë proceset e inovacionit në biznes dhe teknologji duke kontribuar në të njëjtën kohë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Kjo konferencë do të mbahet më 10 qershor 2022. Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është 01 qershor.

Prezantimi dhe gjuha e punimit: Anglisht (Një pjesë e konferencës do të mbahet në shqip, por abstraktet dhe punimet e plota të seksionit duhet të jenë në anglisht.)

Për më shumë detaje mbi pjesëmarrjen në ICIBT 2022: klikoni këtu

Share: