Kolegji AAB dhe Institucioni Mikrofinanciar “KosInvest” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

9 Nëntor 2018

Të gjithë studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB që kanë motiv dhe dëshirë për t’ u zhvilluar në sektorin mikrofinanciar, tashmë kanë edhe një mundësi tjetër për të kryer praktikën profesionale. Kjo pasi sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Kolegjit AAB dhe Institucionit Mikrofinanciar “KosInvest”.

Marrëveshja e nënshkruar sot, ka për qëllim të zhvillojë profesionalisht njohuritë e studentëve përmes përvojës teorike dhe praktike. Për më shumë, përmes programit të praktikës, praktikantët do të kenë mundësi që të mësojnë nga afër se si funksionon një institucion mikrofinanciar, duke u përfshirë në degët e KosInvest si dhe departamentet e zyrës qendrore.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Kolegjit AAB, Venera Llunji dhe Natyra Zuna, nga zyra për Burime Njerëzore në institucionin “KosInvest”.

Studentët e Kolegjit AAB tani e tutje do të kryejnë punën praktike me pagesë edhe pranë kësaj kompanie, si dhe do të certifikohen me përfundimin e saj.

Share: