Kolegji AAB dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi

14 Prill 2017

U nënshkrua Marrëveshja në mes të Kolegji AAB dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës (MKRS). Marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin e dy institucioneve në fushën e arsimit të lartë, me fokus në krijimin e kushteve sa më të mira për studentët e Programit Master të Menaxhimit Sektorial, nga sektori i kulturës dhe sportit, për të mbaruar mësimin praktik në MKRS.

Marrëveshja u nënshkrua nga sekretari i Përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi, ndërsa në emër të rektorit të Kolegjit AAB, prof. dr. Lulzim Tafa, e nënshkroi prof. Xhavit Rexhaj.

“Kjo Marrëveshje thellësisht ndihmon në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve arsimore në këtë Program dhe në përgatitjen më të mirë të udhëheqësve të ardhshëm të institucioneve kulturore, artistike e sportive në Kosovë në të gjitha nivelet”, tha prof. Xhavit Rexhaj.

Prof. Rexhaj tha se në takim u diskutuan edhe forma tjera të bashkëpunimit dhe të përkrahjes në mes të MKRS-së dhe AAB-së,në funksion të përmirësimit të cilësisë së menaxhimit të institucioneve kulturore e sportive në Kosovë.

Share: