Kolegji AAB dhe ”Monego” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Fakulteti Ekonomik në Kolegjin AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me institucionin financiar jo-bankar “Monego”. Kjo marrëveshje u mundëson studentëve të AAB-së angazhimin e punës praktike me mundësi punësimi. Gjatë kësaj përvoje studentët bëjnë praktikë me pagesë në profesionin e tyre. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit Ekonomik, profesor Shaip Bytyqi dhe përfaqësuesi i institucionit “Monego”, Ilir Krasniqi.

Ekipi profesionist i “Monego”-s është në përkrahje të studentëve të Kolegjit AAB për përgatitje dhe bashkëpunim profesional mes tyre. Karakteri dhe entuziazmi i punës ka bashkuar studentët e Fakultetit Ekonomik të AAB-së me Institucionin “Monego”.  

 

 

INSTITUTI AAB
APLIKO