Studentët e Fakultetit të Infermierisë, të Kolegjit AAB, vazhdojnë të jenë kuadro të kërkuara brenda dhe jashtë vendit.
Me qëllim të angazhimit në praktika profesionale dhe punësimit të të diplomuarve në Infermieri, sot në Kolegjin AAB u nënshkrua edhe një marrëveshje bashëkpunimi me Laboratorin dhe Poliklinikën “Avicena”.
Prorektorja Venera LLunji, e cila në emër të Kolegjit AAB ishte nënshkruese e kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi, e cilësoi atë si shumë të rëndësishme: “Bashkëpunimi ynë shënon një hap të ri në fushën e mjekësisë. Në këtë rast kemi të bëjmë me ofrimin e kushteve profesionale për studentët tanë meqenëse kemi studentë të shkëlqyer dhe shpreosj që bashkëpunimi do të jetë në nivel të duhur”, tha Llunji.
Ajo sqaroi se me këtë marrëveshje studentët do të përfitojnë edhe nga trajnimet dhe seminaret profesionale.
Ndërsa, Adelina Shuki, drejtoreshë gjenerale e Laboratorit “Avienca” u shpreh se marrëveshja me AAB-në për ta është e një rëndësie të veçantë: “Laboratori ynë është lider dhe dita ditës po zgjerohemi. Ne i kushtojmë rëndësi stafit profesional, andaj marrëveshja me AAB-në është shumë e rëndësishme për ne”, tha Shuki.
Kujtojmë se shumë nga studentët e diplomuar në Fakultetin e Infermierisë, në Kolegjin AAB, tashmë janë bërë pjesë e institucioneve të rëndësishme shëndetësore, jashtë vendit, ndërsa edhe më i madh është numri i atyre që janë punësuar në vendin tonë.