Kolegji AAB dhe Shtëpia Botuese “FURKAN-ISM” nga Maqedonia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Në vazhdën e marrëveshjeve të bashkëpunimit në sferën e botimeve të cilat Kolegji AAB është duke i nënshkruar me të gjitha shtëpitë botuese shqiptare, sot në ambientet e këtij kolegji u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Shtëpisë Botuese AAB dhe Shtëpisë Botuese “FURKAN-ISM” nga Maqedonia.

Marrëveshja u nënshkrua mes drejtorit të e Shtëpisë Botuese AAB, z. Urim Sallauka dhe drejtorit të Shtëpisë Botuese “FURKAN-ISM”, z. Muhamed Murtezi.

Me këtë rast, drejtori Sallauka e falënderoi drejtorin Murtezi për gatishmërinë për bashkëpunim, të cilin njëherësh e informoi se Kolegji AAB me këto marrëveshje me shtëpitë botuese, ka për qëllim ta ndihmojë librin dhe botimin e tij.

Në anën tjetër, drejtori Murtezi, e çmoi lartë gatishmërinë e Kolegjit AAB për bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “FURKAN-ISM”, duke thënë se kjo është një mundësi e artë për të gjithë botuesit, pasi që sipas tij, ambienti universitar siç është AAB me hapësira moderne, është vendi më i mirë ku mund të promovohet një libër.

Drejtori Murtezi, me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Bibliotekës AAB i dhuroi edhe disa libra, të cilat janë botime të Shtëpisë Botuese “FURKAN-ISM”.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit që u nënshkrua mes Shtëpisë Botuese AAB dhe Shtëpisë Botuese “FURKAN-ISM” përfshinë: Promovimin e librave në mjediset e Kolegjit AAB të Shtëpisë Botuese “FURKAN-ISM”, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta profesionale dhe akademike, shfrytëzim të hapësirave (Teatri, amfiteatri, salla të tjera) si dhe forma të tjera të bashkëpunimit.

Po ashtu, marrëveshja përfshin edhe pjesëmarrjen e kësaj shtëpie botuese në panairet e librit, të cilat i organizon Kolegji AAB.

Kujtojmë se Kolegjit AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa shtëpi botuese mbarë kombëtare, brenda dhe jashtë Kosovës.

INSTITUTI AAB
APLIKO