Kolegji AAB dhe Shtëpia Botuese “Magjia e Librit” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Në vazhdën e marrëveshjeve të bashkëpunimit të cilat Kolegji AAB është duke i nënshkruar me të gjitha shtëpitë botuese shqiptare, sot në ambientet e Bibliotekës AAB u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërinstitucional edhe me Shtëpisë Botuese “Magjia e Librit”.

Marrëveshja u nënshkrua mes drejtorit të e Bibliotekës AAB, z. Urim Sallauka dhe menaxherit të Shtëpisë Botuese “Magjia e Librit”, z. Besir Zyberi.

Me këtë rast, drejtori Sallauka e falënderoi menaxherin Zyberi për gatishmërinë për bashkëpunim, të cilin njëherësh e informoi se Kolegji AAB me këto marrëveshje me shtëpitë botuese, ka për qëllim ta ndihmojë librin dhe botimin e tij.

Në anën tjetër, menaxherin Zyberi, e çmoi lartë gatishmërinë e Kolegjit AAB për bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Magjia e Librit”, duke thënë se kjo është një mundësi e artë për të gjithë botuesit, pasi që sipas tij, ambienti universitar siç është AAB me hapësira moderne, është vendi më i mirë ku mund të promovohet një libër.

z. Zyberi me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, Bibliotekës AAB i dhuroj edhe mbi 20 tituj librash, të cilat janë botime të Shtëpisë Botuese “Magjia e Librit”.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit që u nënshkrua mes Kolegjit AAB dhe Shtëpisë Botuese “Magjia e Librit” përfshinë: Promovimin e librave në mjediset e Kolegjit AAB të Shtëpisë Botuese “Magjia e Librit”, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta profesionale dhe akademike, shfrytëzim të hapësirave (Teatri, amfiteatri, salla të tjera) si dhe forma të tjera të bashkëpunimit.

Po ashtu, marrëveshja përfshin edhe pjesëmarrjen e kësaj shtëpie botuese në panairet e librit, të cilat i organizon Kolegji AAB.

Kujtojmë se Kolegjit AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa shtëpi botuese mbarë kombëtare, brenda dhe jashtë Kosovës.

INSTITUTI AAB
APLIKO