Kolegji AAB fton studentët të marrin pjesë në prezantimin e programit Bridge USA/ Work and Travel

13 Dhjetor 2022

Me 15 dhjetor në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB nga ora 11:00, do të bëhet prezantimi i programit Bridge USA/ Work and Travel, nga Discover America. Këtë herë me theks të veçantë do jetë shërbimi që iu ofrohet studentëve të Kolegjit AAB, nga Discover Student Support (DSS), ku do kenë mundësinë të paguajnë vetëm regjistrimin dhe 15% të programit deri në aprovimin e vizës amerikane. Më pas ata do ta kenë opsionin e financimit nga IBAS dhe të kthejnë mjetet pasi të vinë nga SHBA’të, në fund të shtatorit.

Kolegji AAB fton të gjithë studentët të marrin pjesë në këtë prezantim, pasi përmes këtij programi do të kenë mundësi për të përjetuar kulturën dhe jetën amerikane, mundësi për perfeksionimin e gjuhës angleze, krijimin e shoqërive me studentë nga mbarë bota dhe përvoja të ndryshme jetësore.

Share: