Kolegji AAB kryeson listën e rangimeve nga Webometrics si institucioni më i mirë jopublik

31 Korrik 2023

Sipas matjeve të reja nga Webometrics ku u ranguan 31 mijë institucione të arsimit të lartë në mbarë botën, Kolegji AAB zë vendin e parë si institucioni më i mirë jopublik në Kosovë. Kjo listë paraqet rëndësi të madhe dhe reflekton ngritjen e cilësisë që ka shënuar Kolegji AAB për të pasur rezultate të jashtëzakonshme duke kryesuar për 6 vite me radhë në këto renditje.

Numri i hulumtimeve shkencore dhe citimeve çdoherë e më shumë në rritje, paraqet punën dhe angazhimin që është ndërmarrë në mënyrë që institucioni më i madh jopublik i arsimit të lartë në vend Kolegji AAB të jetë numër një edhe jashtë kufijve vendor.

Webometrics është një sistem renditjeje për universitetet e botës që publikohet nga Cybermetrics Lab, grup kërkimor në Këshillin Kombëtar të Kërkimit Spanjoll (CSIC) me seli në Madrid. Nga universitetet publike në vend, listën e udhëheq Universiteti i Prishtinës.

Share: