Kolegji AAB mbetet lider i arsimit të lartë jopublik në hapësirën mbarëshqiptare

Ranglista botërore e universiteteve, Webometrics, e vetmja ranglistë globale e cila përfshin universitetet shqiptare, në edicionin e fundit të saj, të shpallur në fund të korrikut 2019, ka rikonfirmuar edhe njëherë Kolegjin AAB, si institucionin më të mirë jopublik në hapësirat mbarëshqiptare.
Webometrics, e cila nga viti 2004 vlerëson rreth 30 mijë universitete botërore, Kolegjin AAB e nxjerr institucionin me ngritjen më të lartë në vend në një periudhë 5 vjeçare (nga viti 2015-2019).

AAB në nivel vendi rangohet menjëherë pas Universitetit Publik të Prishtinës, i cili me një traditë 50 vjeçare bashkë me AAB-në, kanë arritur të rangohen në 5 mijë universitetet e para të Webometrics.
Ndryshe, institucionet e tjera të arsimit të lartë në Kosovë, publike e jopublike, kanë një shkëputje të konsiderueshme në pozicionimin e tyre, duke u ranguar në pozitat mbi 13 mijë e mëposhtë.


Përveç suksesit të arritur në rangimint e përgjithshëm të Webometrics, Kolegji AAB dhe Universiteti i Prishtinës janë të vetmet institucione në Kosovë, që janë përfshirë ditë më parë edhe në rangimin e universiteteve sipas citimeve në Google Scholar.

Nga ana tjetër nga në ranglistën e muajit maj 2019, Kolegji AAB është i vetmi institucion nga Kosova që është ranguar në listën Univeristies Repository, e cila realizohet nga Këshilli i Lartë për Kërkime Shkencore (CSIC). Ky këshill ka për qëllim kryesor promovimin e kërkimit shkencor për të përmirësuar përparimin e nivelit shkencor dhe teknologjik të vendit i cili do të kontribuojë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

INSTITUTI AAB
APLIKO