Kolegji AAB merr përkrahje për ndërtimin e rrjetit bashkëpunues me universitete nga Kroacia

10 Nëntor 2020

Rektori i Kolegjit AAB, Dr.Sc. Bujar Demjaha u prit në një takim zyrtar në Ambasadën e Republikës së Kroacisë në vendin tonë, ku u prit nga ambasadorja kroate, Sh.S. Danijela Barishiq.

Në takim u bisedua për mundësitë e krijimit të rrjetit bashkëpunues mes institucioneve të larta të arsimit të lartë në Kroaci, si atyre publike po ashtu edhe atyre private. Qëllimi i një rrjetëzimi të tillë do të inkurajonte nënshkrimin e marrëveshjeve të ndryshme mes Kolegjit AAB dhe institucioneve të arsimit të lartë të Kroacisë.

Në takim u bisedua po ashtu për mundësitë e shkëmbimit të studentëve nga të dy vendet, organizimin e shkollave verore, të ngjarjeve të cilat përqendrohen në kulturë, art, dhe jo vetëm.

Një projekt i veçantë për të cilin u bisedua dhe u mor pëlqimi për përkrahje, ka të bëjë me ndërtimin e paqes dhe pajtimin në Ballkan dhe u theksua se gjithmonë do të ketë hapësirë dhe përkrahje edhe për projekte të tjera.  

Sh.S. Ambasadorja Barishiq theksoi se: “I përkrahë iniciativat për bashkëpunim mes institucioneve të arsimit dhe veçanërisht e përkrahë bashkëpunimin midis të rinjve në këtë rajon të Evropës Jug-lindore”.

Rektori Demjaha ishte në takim bashkë me pro-rektoren Venera Llunji, udhëheqësen e Zyrës për projekte, Ilirjana Gecin.

Share:

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19