Kolegji AAB po merr pjesë në Edicionin e 15-të të Panairit të Edukimit që po mbahet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Në këtë Panair ku po marrin pjesë dhjetëra institucione arsimore nga vendi, rajoni e më gjerë, hapësira e Kolegjit AAB sikur edhe herët e tjera ishte ndër më të vizituara që në orët e para të Panairit.
Krahas prezantimit të programeve e mundësive të studimit, Kolegji AAB-së kishte risi formatin virtual VR (virtual reality) dhe rulotën me oferta të shumta deri në 15% zbritje për të gjithë të interesuarit, gjë që ka zgjuar interesim te vizitorët.
Panairi do të jetë i hapur edhe të premten, më 28 prill 2023, ndërsa të interesuarit mund të informohen për mundësitë që ofron Kolegji AAB për vitin akademik 2023/24.