Kolegji AAB mikpritës i ceremonisë të ndarjes së Çmimit për të Drejtat e Njeriut

19 Janar 2023
French Embassy at ABB College

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Kolegji AAB ishte nikoqir i ceremonisë të ndarjes së çmimit për të Drejtat e Njeriut, nga Ambasada e Francës në Kosovë. Çmimi për të Drejtat e Njeriut, iu dha drejtoreshës së organizatës joqeveritare EcoKosWomen, Magbule Hysenit, nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha, e cilësoi si privilegj mbajtjen e kësaj ceremonie, duke shtuar se Kolegji AAB synon të ruajë marrëdhëniet me Ambasadën e Francës edhe për ngjarje të tjera të rëndësishme. Ndërsa ambasadori francez në Kosovë, z. Guérot falënderoi përzemërsisht Kolegjin AAB, të cilin e quajti partner të jashtëzakonshëm të Ambasadës së Francës.

Share: