Kolegji AAB në bashkëpunim me GIZ DIMAK organizon trajnimin “Parapërgatitje për tregun e punës”

4 Nëntor 2022

Në kuadër të aktiviteteve nga Qendra e Karrierës të Kolegjit AAB, në bashkëpunim me GIZ DIMAK u mbajt trajnimi i radhës në lidhje me parapërgatitjen për tregun e punës.

Para studentëve të Kolegjit AAB, nga GIZ DIMAK u prezantuan modele se si duhet të shkruhet një CV, cover letter dhe si zhvillohet një intervistë pune. Numri i studentëve të interesuar ishte shumë i madh, ndërsa treguan për përvojat e tyre që kanë në lidhje me aplikimin për vende të punës dhe se si mendojnë se duhet të plotësohen kualifikimet e kërkuara.

Në fund pati edhe improvizime të një interviste pune, ku studentët praktikuan se si zhvillohet një e tillë me punëdhënësit dhe aplikuesit për një vend të caktuar pune.

Këto aktivitete ndihmojnë jashtëzakonisht studentët e Kolegjit AAB, që të jenë të përgatitur dhe të dinë kualifikimet e nevojshme që lehtësojnë edhe më tej depërtimin në tregun e punës.

Share: