Kolegji AAB nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Shtëpinë Botuese “Fan Noli” nga Tirana

Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit në sferën e botimeve dhe në pajtim me qëllimet dhe interesat e përbashkëta, Kolegji AAB dhe Shtëpia Botuese “Fan Noli” nga Tirana, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja u nënshkrua mes drejtorit të e Bibliotekës AAB, z. Urim Sallauka dhe drejtori i Shtepia Botuese “Fan Noli”, z. Rexhep Hida.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit që u nënshkrua mes Kolegjit AAB dhe Shtëpisë Botuese “Fan Noli” përfshinë: Promovimin e librave në mjediset e Kolegjit AAB të Shtëpisë Botuese “Fan Noli”, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta profesionale dhe akademike, shfrytëzim të hapësirave (Teatri, amfiteatri, salla të tjera) si dhe forma të tjera të bashkëpunimit.

Po ashtu, marrëveshja përfshin edhe pjesëmarrjen e kësaj shtëpie botuese në panairet e librit, të cilat i organizon Kolegji AAB.

Kujtojmë se Kolegjit AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa shtëpi botuese mbarë kombëtare, brenda dhe jashtë Kosovës.

INSTITUTI AAB
APLIKO