Kolegji AAB nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Publik “Nënë Tereza” nga Maqedonia e Veriut

27 Maj 2021

Kolegjit AAB iu shtua edhe një partner bashkëpunimi nga Maqedonia e Veriut, me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim me Universitetin Publik “Nënë Tereza” nga Shkupi.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë udhëheqësit më të lartë akademikë të dy institucioneve respektive.

Marrëveshja u nënshkrua nga rektori Bujar Demjaha, në emër të Kolegjit AAB dhe prof.dr. Rizvan Sulejmani, prorektor për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin “Nënë Tereza”.

Palët janë zotuar që përmes kësaj marrëveshjeje do të ngritin bashkëpunimin e tyre në të gjitha fushat universitare, duke përfshirë shkëmbimin e përvojave të stafit akademik e administrativ, shkëmbimin e studentëve në cikle të ndryshme studimi në periudha semestrale ose periudha të praktikave, organizimin e konferencave shkencore, seminareve, tryezave, aplikimin e përbashkët në fonde vendore e ndërkombëtare për projekte në fushën e arsimit të lartë, etj..

UNT është universiteti i parë publik në gjuhën shqipe në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në kuadër të tij funksionojnë 5 fakultete me 14 programe studimi.

Share: