Kolegji AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Podujevës

24 Prill 2023
AAB College signed a cooperation agreement with the Municipality of Podujeva

Kolegji AAB i përfaqësuar nga zv/rektori Shemsedin Vehapi dhe prorektorja Venera Llunji, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Podujevës, përfaqësuar nga kryetari në këtë komunë Shpejtim Bulliqi. Studentët e Kolegjit AAB përmes kësaj marrëveshje, do kenë mundësi të realizojnë punën praktike në institucionet, departamentet, drejtoritë, agjencitë, institucionet shkollore dhe parashkollore të komunës së Podujevës. Gjithashtu dy palët do ofrojnë ndihmë për njëra tjetrën, qoftë në organizimin e seminareve, punëtorive dhe aktiviteteve tjera në fushat e interesit të përbashkët.

Maturantët e kësaj komune do mund të marrin pjesë në kurset që organizon Kolegji AAB, ndërsa stafi pedagogjik do jetë pjesë e konferencave të ndryshme shkencore.

Share: